Përzgjedhësi Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymari do të mungojë në ndeshjen ndaj Marokut që luhet sonte në mesnatë.
34-vjeçari ka lëndim në pulpë dhe ende nuk është kthyer në stërvitje të plotë me pjesën tjetër të grupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItaliani Ancelotti ka thënë se Neymari do të stërvitet me skuadrën në javën e ardhshme.
Neymari pritet të luajë në ndeshjen e dytë të grupit ndaj Haitit, më 20 qershor.
Në grup është edhe Skocia, ndaj së cilës Brazili luan më 24 qershor.
Neymari nuk ka luajtur për Brazilin prej vitit 2023. Ai është golashënuesi më i mirë i Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje. E ka kaluar legjendën braziliane, Pele.