Karim Allawi ishte lojtar 40 vjet më parë, ndërsa Luanët e Mesopotamisë humbën të tri ndeshjet, kundër Paraguait, Belgjikës dhe vendit organizator. Tani ai është tifoz dhe shpreson shumë që lojtarët aktualë të Irakut të përmirësojnë përshtypjen, ndonëse ndeshjet me Norvegjinë, Francën dhe Senegalin duken të frikshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo66-vjeçari, së bashku me shumicën dërrmuese të 46 milionë njerëzve në vendin e çmendur pas futbollit, e presin me padurim ndeshjen e 16 qershorit të Irakut ndaj Norvegjisë së Erling Haalandit në Boston.
“Grupi vërtet është i vdekjes dhe më i vështirë se në vitin 1986”, tha Allawi për BBC.
“Megjithatë shpresoj se lojtarët të bëjnë ndeshje të forta dhe të arrijnë rezultate më të mira se ne në vitin 1986”.
Krahasuar me ekipin e kaluar, skuadra aktuale e Irakut është me plot lojtarë me përvojë evropiane, si Ali Al-Hamadi i Ipswich Town, ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Zidane Iqbal, që tani luan tek Utrecht në Holandë, dhe Kevin Yakob, që së fundmi e fitoi titullin e kampionit në Danimarkë.
Angazhimi i selektorit Graham Arnold në vitin 2025, gjithashtu dha rezultate. Nën urdhrat e tij, Iraku e fitoi fillimisht plejofin me Emiratet e Bashkuara Arabe e më pas edhe me Bolivinë. Ishte ndeshja e 21-të e Irakut në rrugën e gjatë drejt Botërorit.
Festimet kanë përfunduar, por emocionet mbeten. Tek Iraku nuk ka shumë presion për shkak të grupit të fortë. Dhe kjo mund ta ndihmojë ekipin.
Irakianët kanë pritur gjatë për ta parë ekipin në Botëror dhe tani shpresojnë në më shumë suksese se në paraqitjen e parë.
Tek Iraku ka pasur gjithnjë talente, por për shkak të faktorëve të ndryshëm është dashur të pritet 40 vjet për kthim në skenën globale.
Kanë ndikuar luftërat e shumta, sfidat politike dhe ekonomike e po ashtu sanksionet ndërkombëtare. Ka munguar edhe planifikimi i duhur dhe përgatitjet e denja për ndeshje.
Diktatori Saddam Hussein e vendosi djalin e tij në krye të federatës në vitin 1984. Uday Hussein udhëhoqi si më keq federatën. Kishte ndëshkime mizore dhe tortura, që dolën në pah pas rënies së regjimit në vitin 2023. Lojtarët janë detyruar të ushtrojnë me topa të betonit. Janë rrahur e burgosur po ashtu.
Edhe pas rrëzimit të pushtetit të Saddam Hussein, futbolli në Irak nuk ishte i qëndrueshëm. Ekipi përfaqësues nuk ka luajtur në Bagdad që atëherë. Në mars 2020, FIFA dha dritën e gjelbër për qytetin jugor të Basras. Kjo do të thoshte që ndeshjet vendimtare në shtëpi nuk kishin pse të zhvilloheshin më në Jordani, Malajzi, Iran dhe në vende të tjera.
Për plejofin me Bolivinë, lojtarët mezi udhëtuan në Meksikë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Ia dolën megjithatë dhe u kthyen fitimtarë. Kishte paradë festive në rrugët e Bagdadit, me lojtarët që qëndruan në autobus të hapur.
Tani sfida bëhet më e madhe. Por Iraku me vetë paraqitjen në Botëror mund të jetë një lloj fituesi.