Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Maroku kryen detyrën ndaj Haitit, kualifikohet e dyta

Maroku

Maroku e ka mposhtur 4:2 Haitin dhe e ka siguruar plasmanin për rundin e 32 më të mirave në Kupën e Botës.

Maroku e përfundoi grupin në vendin e dytë, pas Brazili dhe para Skocisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Achran Hakimi (39’), Ismael Saibari (45’), Soufiane Rahimi (78’) e Gessime Yassine (89’) shënuan për Marokun.

E për Haitin shënuan autogoli i portierit Bono (10’) e Wilson Isidor (43’).

Maroku do të luajë me fituesin e Grupit F, që aktualisht është Holanda.

E gjasat e Skocisë në këtë grup për t'u kualifikuar në fazën eliminatore për herë të parë në histori tani varen nga rezultate të tjera. Humbja nga Brazilli do të thotë që ata përfundojnë me një diferencë golash prej -3, kështu që do të presin rezultate të tjera për të parë nëse do të arrijnë avancimin në fazën nokaut si një nga tetë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta.