Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Matanoviq: Kam ndier një kontakt të lehtë të topit me flokë

Bb

Teknologjia e vendosur në top ka bërë që goli i Kroacisë në minutën e 103-të të ndeshjes ndaj Portugalisë të anulohet për pozitë jashtë loje. Kështu Kroacia u mposht 2:1 në ndeshjen e së premtes në mëngjes dhe u eliminua.

Por si u zhvillua i gjithë aksioni?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ivan Perishiq bëri krosimin nga krahu i majtë. Në zonën e rreptësisë, topin lehtë e preku Igor Matanoviq. Më pas kontakt të qartë me topin kishte mbrojtësi portugez, Renato Veiga. Dhe topi erdhi te Mario Pashaliq, që ishte në pozitë jashtë loje. Pas asistimit të tij, Joshko Gvardiol shënoi golin për 2:2. Arbitri norvegjez, Espen Eskas fillimisht pranoi golin.

Por me intervenim të VAR-it ai rishikoi situatën dhe e anuloi golin. Teknologjia e topit konfirmoi se Matanoviq kishte kontakt me topin. Nuk ka rëndësi që Veiga e preku topin më pas, për shkak se kur Matanoviq kishte kontakt, Pashaliqi ishte në ofsajd. Sikur topi të mos prekej lehtë nga Matanoviqi, goli i Kroacisë do të ishte i rregullt, shkruan “index.hr”.

Kështu Portugalia fitoi 2:1 me golin e shënuar në minutën e 94-t nga Gonçalo Ramos.
Por çka tha futbollisti kroat, Matanoviq?

“Vështirë të thuhen fjalët e duhura pas kësaj ndeshjeje. Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë dhe kemi merituar më shumë. Nuk e kam parë ende penalltinë, por nëse këtë e referon... Tre gola, ofsajd, shtyllë... Nuk kam fjalë. Kishte shumë momente pa fat për ne. Kur kam hyrë, kisha ndjenjë të mirë në fushë. Kemi luajtur shumë ndeshje të mirë dhe kjo do të dhemb. Ecim para, do të sulmojmë tutje dhe të shkojmë në Evropian”, ka thënë Matanoviq.

Ofsajdi në fund?

“Sinqerisht, mendoj se kam ndier një kontakt të lehtë me flok. E kam pyetur arbitrin, nuk isha 100 për qind i sigurt që e kam prekur. Më tha se ka çip në top, që ishte një kontakt i lehtë dhe që është ofsajd”.

Sensori në top dëshmoi që Matanoviqi e preku topin.

Rregullat thonë se nëse topi rrugës për te sulmuesi preket me qëllim nga lojtari kundërshtar, ofsajdi anulohet.

Por nëse është devijim i paqëllimshëm, ofsajdi mbetet. Veiga i Portugalisë e preku paqëllimshëm topin, pas ai u prek me flok nga Matanoviq. Dhe për këtë arsye u tregua për pozitë jashtë loje te Pashaliqit dhe goli u anulua.

Ishte kjo prej ndeshjeve më të mira të këtij Botërori dhe përfundimisht ndeshja me fundin më dramatik.