Vazhdon të ketë shumë komente lidhur me sjelljet e futbollistëve të Argjentinës gjatë dhe pas ndeshjes finale të Botërorit ndaj Spanjës.
Kritika mori edhe superylli Lionel Messi për shkak se kërkoi përjashtimin e Marc Cucrellas, që për një moment preku gojën derisa po fliste me argjentinasin.
Messi menjëherë iu drejtua arbitrit me kërkesë për ta përjashtuar Cucurellan, sipas rregullit të ri që nuk lejon mbulimin e gojës nga lojtari gjatë përplasjeve me kundërshtarin. Dy lojtarë u përjashtuan gjatë Botërorit në bazë të këtij rregulli, që për qëllim e ka ndalimin e fyerjeve raciste. Por nuk kishte të bënte me ndonjë fyerje raciste te rasti i Cucurellas. Dhe për këtë arsye kritikat ndaj Messit po bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Cucurella ka mbajtur shumë shkurt dorën para gojës dhe sipas teorive të fundit, vetëm ka dashur t’i tregojë Messit që Pau Cubarsi ka lënduar buzën pas ndërhyrjes së ashpër nga Enzo Fernandez.
Kështu të paktën ka shkruar mediumi kroat “Index”.
FIFA tashmë ka nisur hetimet lidhur me veprimet e lojtarëve argjentinas pas ndeshjes.
Still can't get over Messi trying to get Cucurella sent off for this. pic.twitter.com/iGFTg2Opnf