Këngëtarja nga Uellsi, Bonnie Tyler, e njohur në mbarë botën për zërin e saj të veçantë dhe hitin legjendar “Total Eclipse of the Heart”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, ka shkruar The Guardian.
Bonnie Tyler interpreton live këngën “Total Eclipse of the Heart”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Grammy":
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamilja e saj ka njoftuar se këngëtarja ka vdekur në një spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej.
“Familja dhe ekipi i Bonnie me pikëllim njoftojnë se ajo ndërroi jetë papritur mbrëmë në spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes me të cilën po përballej”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Në muajin maj, Tyler iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë dhe më pas u vendos në koma të induktuar për të ndihmuar rikuperimin. Gjendja e saj u përmirësua përkohësisht, por ajo mbeti në kujdes intensiv.
E lindur me emrin Gaynor Hopkins pranë Swansea në Uells, Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës pop dhe rok.
Një tjetër sukses i madh ishte “Holding Out for a Hero”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Footloose”.
Në vitin 2013, Tyler përfaqësoi Britaninë kuar në Eurovision 2013 me këngën “Believe in Me”, duke u renditur e 19-ta.
Me karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Bonnie Tyler la pas një trashëgimi të madhe muzikore dhe një nga baladat më të njohura të të gjitha kohërave.
Një britmë që ndryshoi historinë e muzikës
Një britmë ndryshoi rrjedhën e karrierës dhe jetës së artistes së madhe, Bonnie Tyler, e cila vdiq në moshën 75-vjeçare.
Zëri i veçantë i saj, ajo ngjirje karakteristike që e bëri të pavdekshme në muzikë, lindi nga një moment i vështirë shëndetësor që mund t’i kishte dhënë fund karrierës së saj.
Në vitin 1976, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për heqjen e nyjave në kordat vokale. Gjatë periudhës së rikuperimit, e frustruar nga heshtja dhe kufizimet që i ishin vendosur, ajo bëri gabimin që bërtiti para se zëri i saj të ishte shëruar plotësisht.
Ky veprim i shkaktoi një dëmtim të përhershëm vokal.
Por ajo që dukej si një fatkeqësi u shndërrua në dhuratën më të madhe të karrierës së saj. Zëri i saj mori një ngjirje të ashpër, të fuqishme dhe emocionale, një timbër që e dallonte menjëherë nga këngëtaret e tjera të popit të asaj kohe, të njohura për vokale më të pastra.
Në fillim të viteve ’80, ky zë unik tërhoqi vëmendjen e kompozitorit legjendar Jim Steinman, autorit të shumë hiteve të Meat Loaf. Steinman kërkonte një zë që të tingëllonte sikur "një Rod Stewart femëror” për këngën e tij epike “Total Eclipse of the Heart” dhe Bonnie Tyler ishte zgjedhja perfekte. Zëri i saj i ashpër, plot dhimbje dhe fuqi, i dha këngës pikërisht dramën dhe madhështinë që kërkonte Steinman, një baladë rock me emocione të mëdha, pothuajse si një operë
E publikuar në vitin 1983, “Total Eclipse of the Heart” u kthye në një fenomen global, duke kryesuar klasifikimet muzikore në mbarë botën dhe duke shitur miliona kopje.
E lindur me emrin Gaynor Hopkins pranë Swansea në Uells, Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës pop dhe rok.
Një tjetër sukses i madh ishte “Holding Out for a Hero”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Footloose”.
Në vitin 2013, Tyler përfaqësoi Britaninë kuar në Eurovision 2013 me këngën “Believe in Me”, duke u renditur e 19-ta.
Me karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Bonnie Tyler la pas një trashëgimi të madhe muzikore dhe një nga baladat më të njohura të të gjitha kohërave.