Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Olmo nuk u përgjigj pas shuplakës që mori nga trajneri argjentinas

Dani Olmo scalloni

Leandro Paredes i Argjentinës ishte në qendër të vëmendjes pas finales ndaj Spanjës. Ai sulmoi dy lojtarët spanjollë, Eric Garcian dhe Gavin. 

Por Dani Olmo ishte “viktimë” e një tjetër sulmi nga argjentinasit, përkatësisht nga Roberto Ayala, ish-futbollisti i njohur dhe tani njëri prej trajnerëve të përfaqësueses argjentinase.

Ayala fillimisht e ka shtyrë Eric Garcian dhe më pas ka goditur në fytyrë mesfushorin spanjoll, Olmo.
Olmo nuk ia ktheu, por vetëm diskutoi me Ayalan. Incidenti nuk u pa në transmetim, por videoja u shpërnda në mediat sociale.

Dani Olmo është pyetur për këtë incident.

“Kur dikush nga stafi i ekipit kundërshtar vendos duart në fytyrën time në atë mënyrë, instinkti im i menjëhershëm ishte ta godisja menjëherë. Jam njeri dhe në nxehtësinë e momentit duhet të mbrohesh. Por e ndala veten. Nuk doja të jepja shembull të tmerrshëm për të gjithë fëmijët dhe tifozët që po shikonin nga shtëpia. Ne kemi përgjegjësi dhe jemi model për brezin e ardhshëm”, ka thënë Olmo.

Ndër të tjera lojtarët argjentinas kthyen shpinën kur Spanja po pranonte trofeun.

Edhe Paredes nuk flet për incidentet pas finales Botërori 2026 6 o. më parë Paredes nuk flet për incidentet pas finales

“Sinqerisht nuk më intereson ajo që bënë pas ndeshjes. Ata mund të humbin nervat, të grushtojnë ose të sillen keq. Por ne treguam më tepër klas, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Le të jemi realistë – pos Messit, i cili gjithmonë e mban veten me klas të pastër, më dukej sikur të gjithë të tjerët në atë skuadër po prisnin për një arsye për të luftuar gjatë gjithë kohës”, ka shtuar Olmo.

VIDEO: