Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe nesër parashihet stuhi e breshër

shi

Edhe nesër, 22 korrik, parashihen stuhi me bubullima që mund të sjellin edhe breshër. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka vlerësuar gjendjen për të mërkurën në nivelin portokalli, që është niveli mesatar i rrezikut. 

I gjithë territori i Kosovës parashihet të jetë nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike. 

“Gjatë datës 22 korrik 2026 priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me: reshje intensive shiu; breshër; erëra të forta me karakter stuhish”, thuhet në paralajmërimin e IHMK.

Ndikimet që mund të sjellin këto stuhi përfshijnë rrezikun e larta nga goditjen e rrufesë, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, pengesa në sistemet e telekomunikacionit, përmbytje, dëmtime në objekte, infrastrukturë, kultura bujqësore, etj, si dhe rrezik për zjarre si pasojë e shkarkimeve atmosferike. 

IHMK ka dhënë disa rekomandime për qytetarët:

Edhe Kosova nën alarm për mot të ashpër Arbëri 11 o. më parë Kosova nën alarm për mot të ashpër

-Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive.

-Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.

-Mbroni automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.

-Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.

-Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.

Ministria e Infrastrukturës po ashtu ka bërë thirrje për kujdes në rrugë, për shkak të dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga erërat dhe reshjet e fuqishme.

Edhe Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë Arbëri 5 o. më parë Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë

Rekomandimet për shoferët gjatë periudhave të stuhisë:

-Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme;

-Përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe mbani distancë të sigurt;

-Mos ndaloni dhe mos parkoni nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve që mund të rrëzohen;

-Vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur;

Edhe Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, fillimi i javës me reshje shiu Arbëri 2 d. më parë Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, fillimi i javës me reshje shiu

-Respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.