Fenerbahçe ka shënuar fitore ndaj Gornikut të Polonisë me rezultat minimal, 1:0.
Ndeshja e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndërmjet Fenerit dhe skuadrës polake u zhvillua të martën mbrëma në Stamboll.
Golin që ia siguroi fitoren ekipit turk e shënoi në minutën e 37-të, Anderson Talisca.
Fenerbahçes i mungoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi mungoi shkaku i lëndimit të pësuar në përgatitje.