Ndihmës-gjyqtari i VAR-it, Shaun Evans, tha se formimi me dorë i shenjës “OK” ishte një dridhje e pavullnetshme dhe e “nënndërgjegjshme”, pasi u lirua nga një hetim i FIFA-s.
Evans tha se nuk ishte i vetëdijshëm për lëvizjen e dorës dhe mohoi se kishte tentuar qëllimisht të përcillte mesazh, përkatësi, lojë ose besim të çfarëdo lloji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAustraliani u pa duke formuar shenjën para ndeshjes mes Gjermanisë dhe Kuraçaos, shenjë që kuptohet edhe si shprehje e supremacisë së bardhë.
FIFA tha se pasi shqyrtoi çështjen nuk gjeti asnjë provje për shkelje të Kodit Disiplinor.
Ka pasur shumë spekulime pas incidentit. Madje kishte thirrje që Evans të largohej nga Botërori.
“Raportimet pas këtij incidenti thjesht nuk pasqyrojnë atë se kush jam unë”, ka thënë arbitri në një deklaratë të lëshuar nga FIFA.
Atij i vjen keq për mënyrën se si është interpretuar veprimi. Por ka ngulur këmbë se veprimin nuk e ka bërë me qëllim.