Vëllezërit Desire dhe Guela Doue do të jenë në fushë në miqësore të enjten nga ora 21:10, para Kupës së Botës 2026.
Por, ata do të përfaqësojnë shtete të ndryshme. Kampioni evropian me PSG-në, Desire Doue, do ta përfaqësojë Francën, teksa Guela luan për Bregun e Fildishtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti i krahut, Desire Doue 21-vjeçar, e mbylli edicionin me 13 gola e 11 asistime për PSG-në. Guela Doue, 23-vjeçar, luan për Strasbourgun në Francë dhe është mbrojtës i krahut të djathtë. Ai i pati dy gola e shtatë asistime për Strasbourgun.
Franca në Botëror është në grup me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë, ndërsa Bregu i Fildishtë do ta ketë përballë Ekuadorin, Gjermaninë dhe Kuraçaon.