Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Vetëm ndeshja e dytë – plot vende të lira në stadium

boterori

Tifozët e Kupës së Botës mbetën të zemëruar pasi ndeshja e dytë e turneut u luajt në një stadium me plot vende të lira.

Korea e Jugut fitoi 2:1 ndaj Çekisë në Guadalajara të Meksikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“The Sun” ka shkruar se në disa qytete ku luhen ndeshjet e Botërorit janë shitur më pak se gjysma e biletave për shkak të çmimeve marramendëse. Dhe kjo u dëshmua me fotografi nga Guadalajara, ku shumë ulëse ishin të lira.

Në prag të turneut, afër 180 mijë bileta ishin në dispozicion për rishitje. FIFA mori kritika të mëdha për politikën e shitjes së biletave.

Çmimet kanë rënë shumë së fundi, në përpjekje të fundit për të gjetur blerës. Dhe tifozët e nervozuar u janë drejtuar rrjeteve sociale kur panë se për ndeshjen e dytë të Botërorit, vendet e lira në stadium ishin të shumta.

“Kaq shumë vende të lira, pyes veten pse ndodh kjo”, shkroi një tifoz.

“Numri i vendeve të lira është thjesht i çmendur. Shumë dobët nga FIFA”, shkroi një tjetër.

FIFA deklaroi se ishin 44 mijë e 985 shikues në Guadalajara, vetëm 679 më pak se kapaciteti i stadiumit.