Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xhemaili: Xhaka është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Zvicrës

Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili ka luajtur gjatë me Granit Xhakën te Zvicra. Dhe e vlerëson kapitenin aktual të helvetikëve si lojtarin më të mirë të Zvicrës në histori.

Xhemaili e ka përfunduar karrierën dhe tashmë është i angazhuar nga “Blick” si ekspert për Kupën e Botës në futboll. Ai ka luajtur në dy Botërorë për Zvicrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollistët e Zvicrës të mërkurën në mëngjes janë vendosur në bazën e tyre në SHBA.

Xhemaili ka bërë një analizë të ekipit përfaqësueses të Zvicrës, ndërsa e ka vlerësuar Breel Embolon si lojtarin më të rëndësishëm të përfaqësueses.

Dhe ka folur edhe për Xhakën natyrisht.

“Askush nuk mund ta kalojë Xhakën. Ai është ligë në vete dhe me gjasë lojtari më i mirë i Zvicrës i të gjitha kohërave”, ka thënë Xhemaili.

Ai nuk pret që Xhaka të largohet nga përfaqësuesja pas Botërorit në SHBA, Kanada e Meksikë.

“Duket njohur Xhakën, nuk mund ta imagjinojë atë duke u pensionuar pas Kupës së Botës. Ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe ka pasur një edicion të jashtëzakonshëm me Sunderlandin. Me këtë formë, Zvicra thjeshtë nuk mundet pa Xhakën”, ka theksuar Blerim Xhemaili.