Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të "veprojë me vendosmëri" nëse rebelët Houthi vendosin një bllokadë në Detin e Kuq.
Trumpi e ka bërë këtë deklaratë të martën, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.
Trumpi gjithashtu ka thënë se Izraeli "po i tërheq" trupat e tij nga Libani, duke shtuar se të dyja vendet "shkojnë shumë mirë" me njëra-tjetrën.
Aoun është takuar me Trumpin të martën në përpjekje për të siguruar qetësi afatgjatë, pas muajsh konflikti në vend midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.
Takimi i parë ndonjëherë i Joseph Aoun-it me homologun e tij amerikan zhvillohet ndërsa Libani dhe Izraeli po zhvillojnë bisedime të rralla të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e Uashingtonit.
Kjo është vizita e parë e një presidenti libanez në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2009.
Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran
Dy cisterna nafte që transportonin naftë saudite drejt Azisë janë detyruar të ndryshojnë kurs në Detin...-
Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran
-
Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër
-
Houthi kërcënon me sulme të reja teksa aeroplanmbajtësja amerikane i afrohet Iranit
-
Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite
-
Irani u kërkon Houthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq