Se e duam të bukurën, e dëshmon edhe numri i madh i make-up artistëve në vendin tonë, shumë prej të cilëve kanë një numër të madh të klienteve. Anisa Mekuli është njëra prej vajzave kosovare që pasionin e saj për grim e shndërroi në profesion.
Për të gjithçka nisi në fillimet e pandemisë. Po të shikojmë TikTok-un, qartazi vërejmë numrin e madh te grimereve të reja, të cilat shfrytëzojnë këtë rrjet social për ta promovuar punën e tyre. Por, sa i sheh konkurrente Anisa profilet e tilla?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka vend për të gjithë” – thotë ajo.
Fotot dhe videot Anisa i paraqet pa filtra. Edhe pse është pritur mirë nga audienca, për këtë ajo kishte edhe komente negative. Ndiqeni intervistën e Anisës për emisionin “Ça ka 3”.