Chelsea barazoi dy herë ndaj PSG-së, por në fund fituesi në fuqi i Championsit triumfoi me tre gola dallim.
Të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, Paris Saint-Germaini e fitoi 5:2 ndeshjen e parë të një të tetës së finales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEpërsia prej tri golave është e madhe, por Chelsea shpreson të kthehet në ndeshjen e javës së ardhshme në shtëpi.
Bradley Barcola shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit në minutën e 10-të. Malo Gusto barazoi në 1:1 në minutën e 28-të.
Për 2:1 në të mirë të Parisit shënoi Ousmane Dembele në minutën e 40-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Enzo Fernandez shënoi për 2:2 në minutën e 57-të, kurse tjetër avantazh për francezët siguroi Vitinha. Ai shënoi për 3:2 në minutën e 74-t. Khvicha Kvaratskhelia e shënoi për 4:2 në minutën e 86-të. Kvara e shënoi edhe golin e fundit, që mund të jetë vendimtarë, në minutën e katërt shtesë.