Si e vogël kishte filluar me shkrime të ndryshme në ditarë e fletore të vogla. Nga ajo kohë, letra e bardhë dhe lapsi janë dy gjërat e preferuara të vajzës nga Tirana, Bora Kërtusha. Sa u përket fillimeve të saj në artin e të shkruarit na tregon vetë Bora, e cila ndan me ne copëza kujtimesh nga koha kur poezitë e saj filluan të botoheshin në revista shkolle.
Talentin e saj në të shkruar e kishte vënë re mësuesja e saj, për të cilën thotë të ketë qenë shtysë e madhe që ajo të vazhdonte të shkruante.
Përditshmëria, rutina e saj ditore, gjërat të cilat i kemi në jetë, por i lëmë anash, janë vetëm disa nga gjërat që e motivojnë Borën për shkrimin e librave të rinj.
‘’Zhgënjimi’’ dhe ‘’Trishtimi’’ janë dy poezitë, të cilat ajo i ka shumë me qejf. Akoma më të veçanta këto poezi i bën tematika e tyre. Si autore e dy librave, Bora rrëfen për përgatitjet për botimin e tyre, si dhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë këtij rrugëtimi.
Ajo se çka e bën atë të lumtur dhe e shtyn para në këtë rrugëtim të nisur janë komentet të cilat i merr nga lexuesit.
Për fund, Bora ajo tregon mesazhin që ajo mundohet të përçojë te lexuesit.