ÇA KA 3

Intervista e Yll Limanit për “Ça ka 3”

“Ça ka 3” të dielën solli një reportazh për performancën e Yll Limanit në Prishtinë. Këngëtari i hiteve“ Najher”, “Qaj”dhe “Buzët e kuqe” mblodhi rreth 6 mijë adhurues të muzikës në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të edicionit të dytë të festivalit “Max Fest”. Fillimisht të pranishmit i argëtuan grupet “Offchestra” dhe “Minatori”.

Të dy këto grupe interpretuan disa prej këngëve të tyre më të dëgjuara dhe jo vetëm. Por vëmendjen më të madhe e mori këngëtari Yll Limani. Momenti kur Yll Limani u ngjit në skenë u prit me brohoritje nga adhuruesit e tij.

Gjatë mbrëmjes këngëtari disa herë i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme. Intervistën me këngëtarin Yll Limani mund ta ndiqni në linkun e mësipërm.