Vushtrria është njëri nga qytetet më të vjetra të Kosovës, me shumë monumente të bukura historike-kulturore.
Një nga eventet që u mbajt në këtë qytet ishte “Young Festival”, i organizuar me shumë entuziazëm nga të rinjtë vushtrrias.
Festivalet gjithmonë zbukurohen nga prania e të rinjve dhe është akoma më bukur kur organizohen nga ta. Por, kishte një problem me të cilin u përballën organizatorët. Reduktimi i energjisë elektrike.
Ekspozita me pikturat e të rinjve pjesëmarrës në Festival tërhoqi shumë vëmendje nga kalimtarët. Pikturat ishin të punuara me një kujdes të madh dhe secila dallonte nga tjetra për nga motivet, ngjyrat dhe stili.
Problemi me energjinë elektrike u zgjidh. Tani ishte koha që Festivali të vazhdonte. Aktiviteti vijues ishte hedhja e ngjyrave të ndryshme, të cilat simbolizonin aftësitë dhe talentet e fshehura te çdo i ri. Nxjerrja në pah e tyre është edhe synimi i këtij Festivali të të rinjve.
Pas hedhjes së ngjyrave u mbajt një koncert muzikor, ku performuan talentët e rinj të Vushtrrisë.
Me performancat e njëpasnjëshme të këngëve të ndryshme, “Young Festival” krijoi një atmosferë ndryshe në këtë qytet. Të rinjtë kënduan: “Mirëmëngjes”, “Thousand Years”, “Oj Hanë” dhe këngë të tjera nga artistë vendas dhe të huaj.
Për herë të parë "Youth Festival" u mbajt në vitin 2019, ndërsa pandemia me koronavirusin bëri që edicioni i dytë i tij të mbahej këtë vit.