Çmimet e konsumit në Kosovë gjatë vitit 2025 janë rritur me një mesatare prej 3.9 për qind, krahasuar me vitin 2024, sipas indeksit të tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së rritja është ndikuar nga rritja e çmimit për: pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (7,6 %); i informacion dhe komunikim (6,8 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (4,8 %); veshje dhe këpucë (4,4 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (4,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (3,5%); ushqim dhe pije joalkoolike (3,3 %); sigurim dhe shërbime financiare (2,7 %), shëndetësi (2,7 %); transport (2,6 %) dhe shërbime arsimore (2,4 %).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë që rënie të çmimeve thuhet se ka pasur të grupet: restorante dhe shërbime akomodimi (1,4%) dhe rekreacion, sport dhe kulturë (-1,1 %).