Selektori i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar se Spanja ishte më e mira në Euro 2024.
“Mendoj se Spanja ishte ekipi më i mirë në turne. Nuk e kemi mbajtur topin mirë sa duhet, por ishim në lojë deri në dhjetë minutat e fundit. Më vjen keq nga të gjithë. Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar me atë që kanë arritur. Na mungoi vetëm pak”, ka thënë Southgate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas golit të Palmerit kishim një moment të mirë në ndeshje. Kishim po ashtu rast të artë për të barazuar në fund. Por gjatë 90 minutave nuk jam i sigurt që kemi bërë mjaftueshëm”.