Euro 2024

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë

Shqipëria - Euro 2024

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma. Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë humbjes 2:1 nga Italia.

UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s do të marr vendimin.

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë.