Euro 2024

Vazhdojnë telashet në mbrojtjen e Italisë

Federico Dimarco

Italia po vazhdon të ketë telashe në fazën defensive para ndeshjes së 1/8 së finales së Kampionatit Evropian kundër Zvicrës.

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar, Alessandro Bastoni, mungoi në stërvitjen e së premtes për shkak se ishte i sëmurë, kurse mbrojtësi 26-vjeçar, Federico Dimarco, po ashtu ka stërvitur individualisht për shkak të një lëndimi.

Të dy janë në dyshim për duelin kundër helvetikëve, që zhvillohet të shtunën në orën 18:00.

Qendërmbrojtësi i talentuar, Riccardo Calafiori, nuk do të luajë për shkak se është i suspenduar, pas kartonit të dytë të verdhë të pranuar në duelin kundër Kroacisë.

Fituesja në fuqi e Evropianit mund të paraqitet në ndeshjen e parë të fazës nokaut me emra të rinj në mbrojtje.