Sonte në “Express” ju sjellim atmosferë nga koncerti i Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me formacionin koral të Operës së Kosovës si dhe me solistë, nën drejtimin e dirigjentit, Toshio Yanagisawa. Përtej poetikës e estetikës muzikore, mesazhet për paqe, shpresë e mirësi janë sjellë me vargje e ritme në një epokë të trazuar nga luftërat me madhështinë e Beethovenit në koncertin me “Fantazinë korale” dhe “Simfoninë e Nëntë”. Ka qenë një lloj nderimi për 255-vjetorin e lindjes së kompozitorit gjerman e festë për trashëgiminë e çmueshme që u ka lënë brezave të muzikantëve edhe dy shekuj pas.
Po ashtu do të njiheni me jetën dhe karrierën e aktores së më shumë se 100 roleve, Diane Keaton, e cila ka lënë gjurmë në Hollywood, veçanërisht në fushën e filmave komedi.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Drake, Kendrick Lamar, Nicole Kidman, Ben Stiller dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!