EXPRESS

“PriVocalFest” – gati për edicionin e tetë, sonte në emisionin “Express”

PriVocalFest

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me drejtorin artistik të “Prishtina International Vocal Fest”, Hajrullah Syla, dhe së bashku shpalosim programin e edicionit të tetë të festivalit.

Po ashtu do të sjellim atmosferë nga koncerti i radhës i organizuar në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “KamerFest”. Chopin e Schubert kanë qenë zgjedhja e pianistes italiane, Eloisa Cascio, për koncertin e saj në Prishtinë. Me violinistin Rron Bakalli e violonçelistin Arian Zherka ka formuar trion për të sjellë edhe frymën muzikore të Mozart në mbrëmjen me muzikë romantike në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Reese Witherspoon dhe Taylor Swift.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!