EXPRESS

“Shani Pallaska – Emblemë e një epoke” si rrëfim pavdekësie, sonte në “Express”

“Shani Pallaska – Emblemë e një epoke”

Sonte në “Express” ju sjellim material të detajuar nga përurimi i monografisë për aktorin që bëri histori në artin shqiptar, Shani Pallaska. Rolet shuhen e harrohen, por gjurmët mbesin. Monografia “Shani Pallaska – emblemë e një epoke” është një dëshmi për këtë. Me autor Visar Krushën, ajo përthekon jetën dhe veprën e aktorit me të cilin personazhe të mëdha të dramave botërore folën shqip e vetë u bë pararendës i teatrit profesionist në këto anë.

Përveç tjerash do të sjellim materiale nga skena botërore. Biletat për “Eurovisionin” e sivjetmë në Vjenë u shitën në kohë rekord, ndërsa biletat për të gjitha ngjarjet e tjera u shitën brenda një ore, ka bërë të ditur Unioni Evropian i Transmetuesve. Nga skena e showbizit në fokus janë dy aktorë të shquar të Hollywoodit që kanë hasur me probleme me ligjin, e ata janë Kiefer Sutherland dhe Timothy Busfield.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!