Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

16 golat e Muriqit i kanë sjellë Mallorcas vetëm shtatë pikë

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shënuar plot 16 gola këtë edicion me fanellën e Mallorcas. Si asnjëherë më parë.

“Diario de Mallorca” i ka kushtuar një shkrim të gjatë sulmuesit të Kosovës. Ka përshkruar të gjithë 16 golat e shënuar nga Muriqi me Mallorcan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“16 golat e Vedat Muriqit këtë sezon i kanë sjellë Mallorcas vetëm shtatë pikë. Kjo statistikë është tronditëse”, shkruan në shkrimin e mediumit të afërt me klubin spanjoll.

“’Pirati’ shënoi të dielën e kaluar kundër Betisit, por goli i tij spektakolar me kokë nuk mjaftoi që Mallorca të fitonte pikë. Ishte ndeshja e pestë rresht në të cilën Muriqi shënoi gol dhe Mallorca nuk fitoi asnjë pikë. Këtyre pesë ndeshjeve duhet t’ia shtojmë edhe barazimin kundër Osasunas”, vazhdon shkrimi i “Diario de Mallorca”.

Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga këtë edicion, pas sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe.

“Varësia nga Muriqi e Mallorcas këtë sezon është e madhe. Por meqenëse ekziston, skuadra të paktën duhet ta shfrytëzojë më mirë atë”.