Rreth 300 pjesëtarë të sigurisë do të kujdesen për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Rayo Vallecanos dhe Dritës së Gjilanit, që zhvillohet të enjten në Madrid. Ndeshja i takon xhiros së gjashtë të Ligës së Konferencës.
Në operacionin e sigurisë do të përfshihet edhe monitorimi i arenave përreth stadiumit “Vallecas”. Do të angazhohen pjesëtarë të sigurisë nga disa njësi, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën.
Drita pritet të ketë përkrahje nga një grup shikuesish në Madrid.