Futboll

A e dini kur dhe nga kush u mposht Reali për herën e fundit në një finale të Kupës Evropiane?

Real Madrid

Për ta parë herën e fundit kur Real Madridi nuk ka fituar në një finale të Kupës Evropiane, duhet kthyer shumë kohë më parë.

Luka Modriq është afro 39-vjeçar, më i vjetri në skuadrën e Real Madridit. Por për herën e fundit, Reali në një finale të madhe evropiane ishte mposhtur katër vjet para se të lindte futbollisti kroat.

Trajneri i Dortmundit, Edin Terziq, e ka vlerësuar konkurrentin me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve si të jashtëzakonshëm për arritjet e mëdha në Evropë.

Madrilenët i kanë fituar tetë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, që prej edicionit 1992/93.

Të shtunën do të luftojnë për trofeun e 15-të në total.

Në vitin 1998, Reali e kishte mposhtur Juventusin. Në vitin 2000, në finale fitoi ndaj Valencias, ndërsa në vitin 2002, ndaj Bayer Leverkusenit.

“La Decima” u fitua ndaj Atletico Madridit në vitin 2014, njësoj si në vitin 2016, kurse në vitin 2017 e mposhti sërish Juventusin.

Në vitin 2018 e 2022, Reali fitoi kundër Liverpoolit.

Pikërisht nga Liverpooli, Real Madridi ishte mposhtur për herë të fundit në një “finale të Ligës së Kampionëve”, në vitin 1981.