Futboll

Ademi pranon ofertë nga Serie A dhe Kina

Arijan Ademi

E ardhmja e mesfushorit dhe kapitenit të Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, është larg Kroacisë, kanë bërë të ditur mediumet kroate.

Ademi ka qenë besnik i skuadrës së madhe kroate për 15 vjet, përveç një largimi të shkurtër në Kinë te skuadra e Gouanit.

Por atij i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe 34-vjeçari mund të largohet në këtë afat kalimtar.

Për të janë shprehur të interesuara një skuadër e Serie A dhe një nga kampionati elitar i Kinës, ka shkruar të shtunën mediumi “Tportal”.

Më herët ka pasur raportime se Ademi mund të transferohet te Maribori në Slloveni.

Ademi ka luajtur në 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe ka kontribuuar me katër gola e dy asistime.