Të hënën mbrëma ka përfunduar gara në Grupin B të Kupës së Afrikës, që po mbahet në Marok.
Në Agadir, Angola e Egjipti luajtën pa gola. Ndërkohë në Marrakesh, Afrika e Jugut fitoi 3:2 ndaj Zimbabvesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEgjipti më herët kishte siguruar kualifikimin në fazën nokaut, ndërsa e fitoi grupin me shtatë pikë. Mohamed Salaha dhe yjet e tjerë të Egjiptit u pushuan në ndeshjen me Angolën.
Afrika e Jugut po ashtu avancon tutje, falë fitores 3:2 ndaj Zimbabvesë. Afrika e Jugut përfundon garën në grup në vendin e dytë me gjashtë pikë. Angola është e treta me dy pikë, ndërsa Zimbabveja e fundit me një pikë.
Kualifikimi është i mundur edhe nga vendi i tretë, por jo për Angolën.