Futboll

Aliti: Duhet pak kohë që lojtarët të ambientohen me sistemin me tre mbrojtës

Fidan Aliti

Mbrojtësi Fidan Aliti ka thënë se skuadra po përshtatet gradualisht me sistemin e ri të lojës me tre qendërmbrojtës. Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e repartit defensiv të Kosovës, që në dy ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol.

“Më së miri për një mbrojtës është kur askush nuk flet për të – kjo do të thotë që e ka kryer mirë punën. Në dy ndeshje nuk kemi pranuar gol dhe kjo është gjëja më e mirë për ne mbrojtësit dhe portierin. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Aliti.

Ai shtoi se përvoja me këtë sistem loje në klub e ka ndihmuar të përshtatet më lehtë me kërkesat e trajnerit.

“Edhe në klub luajmë me tre qendërmbrojtës, madje edhe me Fodan te Zurichu kemi luajtur kështu. E di çfarë kërkon trajneri dhe kjo e lehtëson punën. Por duhet pak kohë që të gjithë lojtarët të ambientohen plotësisht”, theksoi ai.

Duke folur për ndeshjen e ardhshme, Aliti paralajmëroi një përballje të vështirë kundër Suedisë.

“Na pret një ndeshje shumë e fortë, ndryshe nga kjo e fundit. Suedezët duan të reagojnë. Ne duhet të rikuperohemi dhe të fokusohemi maksimalisht”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Muriqi - Rrahmani

Vetëm një pikë për Kosovën ndaj Sllovenisë, mbetet në vendin e dytë

Aro Muriq i bëri disa pritje vendimtare, ndërsa Kosova mori një pikë të madhe në ndeshjen...