Massimiliano Allegri ka thënë se Ardon Jashari “do të bëhet lojtar i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit”.
Tekniku italian i Milanit ka theksuar se futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën, është investim i mençur i klubit “kuqezi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klubi ka bërë investim madhor në një lojtar me kualitete shumë të larta. Ai pati një lëndim, u kthye, dhe pati pak minuta për lojë. Por kjo nuk do të thotë se ai është bërë lojtar më i dobët. Ai ka pasur disa vështirësi, por ka potencial të jashtëzakonshëm. Ai do të jetë lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen, njësoj si është zhvilluar De Winter, por edhe Athekame është rritur ndjeshëm. Klubi ka bërë përzierje të lojtarëve me eksperiencë dhe me të rinj, të cilëve u duhet kohë për zhvillim. Natyrisht, gjithmonë ka vend për përmirësim”, ka deklaruar Allegri, shkruan “MilanNews” të shtunën.