Futboll

Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

Modriq

Foto: Associated Press

Xabi Alonso e ka vlerësuar ende të rëndësishëm mesfushorin kroat, Luka Modriq, dhe dëshiron që ai të mbetet në skuadër edhe për një edicion tjetër. 

“Index.hr” ka shkruar të enjten se Alonso planifikon që Modriqin ta aktivizojë për 20 deri në 30 minuta në secilën ndeshje, për t’i ndihmuar të rinjtë në mesfushë. 

Por, Modriq është i vendosur që të largohet, ndonëse e ka mahnitur Alonson pas vetëm pesë seancave stërvitore e një ndeshjeje të luajtur. 

Mesfushori kroat pritet që t’i zhvillojë edhe ndeshjet e mbetura me fanellën e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, e më pas të vendosë për të ardhmen. 

Për Modriqin është raportuar se do t’i bashkohet Milanit pas përfundimit të Botërorit të klubeve.