Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ancelotti pret që Neymari të jetë i rëndësishëm, Joao Pedro i dëshpëruar

Neymar

Foto: Associated Press

Neymari është përfshirë në ekipin e Brazilit për Kupën e Botës, ndonëse kjo vlerësohej pak e mundur nga analistë dhe ish-futbollistë, para se Carlo Ancelotti të shpallte listën, të hënën mbrëma.
Sulmuesi do të jetë në Kupën e Botës për herë të katërt.

34-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 79 gola, por ka vuajtur për t’u kthyer në nivelin më të lartë fizike që kur lëndoi ligamentet në tetor 2023. Neymari i ka luajtur tetë ndeshje për Santosin këtë vit, duke shënuar katër gola dhe duke bërë dy asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai ka përmirësuar gjendjen fizike, ai do të jetë lojtar i rëndësishëm në këtë Botëror”, ka thënë selektori i Brazilit, Ancelotti, në konferencë për shtyp.

Ai ka shtuar se ka preferuar lojtarë me përvojë në skuadër, duke përfshirë Neymarin.

“Neymari mund ta përmirësojë gjendjen fizike deri te ndeshja e parë në Kupë të Botës”, ka vazhduar tekniku italian. “Ai ka përvojë në këto ngjarje, ka dashurinë për grupin dhe mund ta krijojë një ambient më të mirët në këtë grup”.

Te Brazili janë ftuar edhe yjet si Vinicius Junior e Raphinha.

Ftesa për Neymarin ka bërë që Joao Pedro i Chelseat të mbetet jashtë përfaqësueses së Brazilit për Botëror. Ai ka mbetur i dëshpëruar.

“Jam munduar të jap më të mirën gjithë kohën. Për fat të keq nuk ishte e mundur të realizoj ëndrrën që ta përfaqësoj vendin tim në Kupën e Botës. Qëndroj i qetë dhe i fokusuar, siç mundohem të jem gjithnjë. Gëzimet dhe frustrimet janë pjesë e futbollit”, ka shkruar Joao Pedro. Ai ka shtuar se do të jetë tifoz i Brazilit në Botëror.

“Nga sot u uroj fat të gjithëve që janë atje dhe do të jem vetëm edhe një tifoz që do t’i përkrahë ata për të sjellë trofeun e gjashtë të Kupës e Botës në shtëpi”.

Ancelottin e pret punë e vështirë për ta kthyer Brazilin në krye të futbollit botëror. Ai mori drejtimin e përfaqësueses braziliane në maj 2025 dhe prej atëherë tema thuajse kryesore ishte ftesa apo jo e Neymarit.

Ancelotti e vazhdoi javën e kaluar kontratën me Brazilin deri në vitin 2030. Brazilit i mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Rodrygo e Estevao, por Ancelotti ka një ekip të mbushur me yje e talente.

Brazilia e fillon Botërorin me ndeshjen ndaj Marokut.