Mesfushori gjerman, Robert Andrich, e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Bayer Leverkusenit. Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi gjerman. Andrich do të jetë pjesë e Leverkusenit deri në vitin 2028.
“Unë jam duke përjetuar kohën më të suksesshme në karrierën time dhe ndjej se uria e ekipit është po aq e madhe tani edhe pas sezonit të veçantë. Mezi pres të vazhdojmë së bashku në vitet e ardhshme dhe do të jap gjithçka për shokët e skuadrës, këtë klub të veçantë dhe për tifozët tanë fantastikë”, u shpreh Andrich.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari është pjesë e Leverkusenit nga viti 2021. Ai u transferua nga Union Berlini për gjashtë milionë euro.