Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur të anulojë ndeshjen Prishtinës dhe Dritës shkaku i dy futbollistëve të skuadrës gjilanase që kanë marrë ftesë nga kombëtaret.
Bëhet fjalë për Faton Malokun që ka marrë ftesa nga Kosova dhe Ibrahim Salifu nga Benini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Prishtina – Drita ishte paraparë të zhvillohej të hënën, më 11 nëntor, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.
Sipas FFK-së, arsyeja e anulimit është ftesa e dy futbollistëve të Dritës nga kombëtaret përkatëse, çka ka ndikuar në pamundësinë e zhvillimit të ndeshjes në termin e paraparë.
“Për terminin e ri të këtij ballafaqimi, FFK do të njoftojë në ditët në vijim”, ka njoftuar klubi kryeqytetas të mërkurën.
Pas 12 xhirove, Prishtina është e para me 26 pikë – gjashtë më shumë se Drita e vendit të tretë.