Futboll

Ardon Jashari e fiton Kupën e Belgjikës

Ardon Jashari

Mesfushori Ardon Jashari e ka fituar Kupën e Belgjikës me Club Bruggen.

Brugge të dielën mbrëma në finale e mposhti skuadrën e Besnik Hasit, Anderlechtin me rezultatin 2:1.

Dy golat për Bruggen i realizoi Romeo Vermant në minutën e 40-të dhe të 61-të.

Ndërkohë golin e vetëm për Anderlechtin e shënoi Luis Vazquez në minutën e 91-të.

Reprezentuesi i Zvicrës, Jashari, e kompletoi ndeshjen.

Për Bruggen ky është trofeu i 12-të i Kupës së Belgjikës dhe është klubi më i suksesshëm në këtë garë.

Edicionin e kaluar Kupën e Belgjikës e fitoi Royale Union Saint-Gilloise.

Për 22-vjeçarin Jashari ky është trofeu i parë në karrierë.

Jashari është duke kaluar formë të lartë këtë edicion.

Në 48 ndeshjet e zhvilluara ai ka kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime.