Futboll

Arrihet marrëveshja, De Bruyne te Napoli

bruyne

Foto: Associated Press

Kevin De Bruyne do të vazhdojë karrierën te kampioni i Italisë, Napoli.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të mërkurën se marrëveshja tashmë është arritur. Kontrollimet mjekësore do të bëhen të enjten.

Ylli belg është larguar si legjendë nga Manchester City dhe tashmë është gati për kapitullin e ri në karrierë.

Ai do të firmosë për dy vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 33-vjeçari luajti së fundi për përfaqësuese dhe shkëlqeu.

De Bruyne vlerësohet përforcim shumë i madh për Napolin, skuadrën ku paraqitet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.