Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“AS” me shkrim shumë interesant: Muriqi i jep fund maskaradës

vedat muriqi

Gazeta e madhe spanjolle “AS”, ka bërë një shkrim interesant pas shkëlqimit të Vedat Muriqit në ndeshjen ndaj Real Madridit, të shtunën.

Redaktori i “AS”, Alfredo Matilla, ka shkruar se Vedat Muriqi ka dhënë shembull se si futbollistët nuk mund të ankohen për orar të ngjeshur e ndeshje të shumta dhe se si trajnerët nuk mund të ankohen për ngarkesën e lojtarëve dhe të arsyetojnë rotacionet e shumta në ekip.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Paraqitja e tij është e veçantë për dy arsye. E para është e lavdërueshme. Gjatë pushimit ndërkombëtar, ai luajti 180 minuta të plotë për Kosovën. Dhe nuk ishin vetëm miqësore, si të shumicës së përfaqësueseve të mëdha si Brazili, Franca dhe Spanja. Ai u kthye pas luftoi për një vend në Kupën e Botës dhe rrjedhimisht nga angazhimi maksimal. Dje ai nuk qau pa arsye. Trajneri i Mallorcas jo vetëm që e aktivizoi nga fillimi, por e mbajti në fushë gjithë kohën. Një gjë që Vinicius dhe Guler nuk e bënë”, shkruan në analizën e redaktorit të “AS”.

Sipas tij, Muriqi, që tashmë ka shënuar 19 gola, ka sfiduar teorinë e kohës së lojës me rotacion dhe po ashtu ka hedhur poshtë idenë e shumë trajnerëve për të zëvendësuar sulmuesit pas 60 minutave.

Sipas Alfredo Matillas, është teknologjia që po rekomandon trajnerët për këto ndryshime.

“Muriqi erdhi në këtë planet për të qeshur përballë kësaj intelegjence artificiale. Pavarësisht 194 centimetrave të tij dhe peshës prej mbi 90 kilogramë, po ashtu presionit të pamëshirshëm që ushtron mbi qendërmbrojtësit dhe energjisë që shpenzon duke u përplasur me çdo gjë që i del para, Muriqi ka statistika të jashtëzakonshme që lënë shumë njerëz pa fjalë”.

Muriqi ka 29 ndeshje për Mallorcan këtë edicion. 21 prej tyre i ka luajtur deri në fund. Ai ka luajtur edhe plot tetë ndeshje me Kosovën. Katër prej tyre i ka kompletuar dhe në dy u zëvendësua fare në fund. 

“E dini cila është pjesa më e mirë? Ai humbi vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe kjo për shkak të pezullimit. Asnjë dëmtim. U la i lirë vetëm në tri ndeshje të Kupës së Mbretit”.

Prej 125 reprezentuesve të La Ligas, pak kanë kompletuar ndeshje të fundjavës si Muriqi. Dhe këtu është madhështia e kosovarit. Për këtë arsye Muriqi është lojtari që vërtetë fiton ndeshjet.