Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar për shkëlqimin e Vedat Muriqit të dielën.
“Muriqi është jashtëtokësor”, është titulli i mediumit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi theu rekordin e golave të kamerunasit, Samuel Eto’o me dy golat e realizuar në fitoren e Mallorcas 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.
“Muriqi tha pas ndeshjes se ishte njeri, por kundër Rayo Vallecanos ai vërtetori se është më shumë se njeri, është jashtëtoksor”, shkruan AS.
Gazeta e afërt me klubin e Mallorcas “Ultima Hora” shkruan se “Muriqi e çon Mallorcan në një nivel tjetër”.
Mundo Deportivo ka shkruar se si me golat e shënuar “Muriqi shkruan histori dhe nxjerr Mallorcan nga ferri”.
Kanë shkruar edhe shumë mediume tjera. Për arritjen e jashtëzakonshme të Muriqit priten të tjera shkrime në ditët në vijim.