Marco Asensio i është bashkuar klubit të Superligës së Turqisë, Fenerbahçe nga Paris Saint-Germaini.
Mesfushori 29-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi për ta vazhduar edhe për një vit shtesë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë në këtë stadium”, tha Asensio.
Klubi i madh turk zyrtarizoi edhe transferimin e Kerem Akturkoglus nga Benfica për 22.5 milionë euro.