Futboll

Asllani: Kemi bërë realitet një gjë të vështirë

Kristjan Asllani

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, është i lumtur për golin që ia siguroi fitoren Shqipërisë ndaj Andorrës. Por ai ka thënë se më i lumtur është që Shqipëria siguroi plejofin për kualifikim në Botëror.

“Është historike, jemi të lumtur sepse Shqipëria nuk kishte arritur asnjëherë në këtë situatë. Kemi ndeshje me Anglinë dhe duhet të bëjmë ndeshje serioze. Për ne është kjo natë historike. Stadiumi ndaj Anglisë do të jetë plot dhe jemi të lumtur, por ne duhet të bëjmë ndeshje serioze dhe do të luajmë për ta fituar ndeshjen. Anglia ka skuadër të fortë dhe do të jetë e vështirë”, ka thënë Asllani.

Ai ka thënë se golin ia dedikon babait të tij.

“Ia dedikoj babait tim, sepse ka bërë sakrificë të madhe për mua”, ka theksuar Asllani.

Asllani nuk mendon se ishte ndeshja më e mirë e karrierës. Por shton se ishte fitore historike.

“Po mendoj vetëm për këtë fitore dhe kemi bërë realitet një gjë të vështirë”, ka thënë Asllani.

Lexo përditësimet tjera
Kristjan Asllani

Historike, Shqipëria në plejof për kualifikim në Botëror

Ashtu siç iu duhej për ta siguruar për herë të parë plejofin për kualifikim në Botëror,...