Futbollistja Kosovare Asllani ka dhënë kontribut të madh në fitoren e Përfaqësueses së Suedisë.
Suedia të premten mbrëma ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultatin 1:0 në kuadër të Kampionatit Evropian për futbolliste që po mbahet në Zvicër.
Te goli i fitores të cilin e realizoi 27-vjeçarja Filippa Angeldal në minutën e 55-të, asistoi Asllani.
35-vjeçarja Asllani u paraqit deri në minutën e 83-të.
Asllani është kapitene e Suedisë.
Suedia është në Grupin C së bashku me Gjermaninë, Poloninë dhe Danimarkën.