Futboll

Asllani prej golashënuesve më të mirë në Bundesligë

Serhou Guirassy  Fisnik Asllani Harry Kane

Faqja zyrtare e Bundesligës të hënën ka prezantuar golashënuesit më të mirë pas tri xhirove të luajtura. Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është goxha lartë. 

Sulmuesi i Hoffenheimit, Asllani, e ka nisur furishëm edicionin 2025/26. 

Asllani e ndan pozitën e tretë të golashënuesve më të mirë. Ka tre gola të realizuar. 

Harry Kane i Bayern Munchenit i prin renditjes me pesë gola. Në vendin e dytë është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy me katër gola. 

Plot shtatë lojtarë, duke përfshirë Asllanin, i kanë nga tri gola. 

Shtatlarti kosovar dy gola i realizoi në fundjavë në ndeshjen ndaj Union Berlinit. E ka edhe një asistim. 

Në edicionin e kaluar Asllani shkëlqeu tek Elversbergu në Bundesliga 2, me 18 gola e nëntë asistime në 33 paraqitje.