Fisnik Asllani ka shpërthyer të shtunën pasdite në fitoren e skuadrës së Hoffenheimit.
Asllani realizoi dy gola në fitoren 4:2 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të Bundesligës.
23-vjeçari Asllani në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 2:0.
Ai u shkëput bukur në zonë për të realizuar gol me kokë pas harkimit të Tim Lemperles.
Sulmuesi kosovar golin e dytë e shënoi në minutën e 52-të nga afërsia.
U paraqit deri në minutën e 66-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Reprezentuesi i Kosovës në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka katër gola dhe dy asistime.
Ndeshjen te mysafirët e kompletoi mesfushori i ri i Kosovës, Leon Avdullahu. Ndërkohë bashkëlojtari i Asllanit dhe i Avdullahut, Albian Hajdari, u detyrua të zëvendësohet në minutën e 78-të për shkak të një lëndimi.
Nuk ndalet Asllani, realizon tjetër gol
Fisnik Asllani ka shpërthyer duke e realizuar edhe golin e dytë ndaj Union Berlinit.
Hoffenheimi po fiton 3:1 ku është duke u zhvilluar minuta e 55-të.
Asllani golin e tretë për mysafirët e shënoi në minutën e 52-të. Ai e shënoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë.
GOL DO HOFFENHEIM
Union Berlin 1x3 Hoffenheim
⚽ Fisnik Asllani (2x)
🏆 🇩🇪 Bundesliga | Rodada 3 pic.twitter.com/jv8BDtFwP3— Futeboleiros (@Futteboleiroos) September 13, 2025
Asllani shënon sërish në Bundesligë
Fisnik Asllani ka shënuar gol sërish në Bundesligën gjermane.
Asllani realizoi gol në ndeshjen që është duke e zhvilluar Hoffenheimi në udhëtim te Union Berlini.
Hoffenheimi po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë.
Sulmuesi i Kosovës, Asllani, e shënoi golin e dytë në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.