Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Atletico Madridi e Paris Saint-Germaini kanë nxjerrë biletat për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Atletico ka pësuar të martën në Madrid me rezultatin 2:1 nga Barcelona, por ndeshjen e parë çerekfinale si mysafir e kishte fituar 2:0. E Paris Saint-Germaini ka fituar 2:0 në udhëtim ndaj Liverpoolit. Me shifrat e njëjta fitoi edhe në shtëpi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

S’ka befasi për më të mirin e ndeshjes në “Anfield”

11 min. më parë / 14 pri 2026 23:17
Ousmane Dembele

Photo: Associated Press

Ousmena Dembele pa asnjë dyshim ishte më i miri i ndeshjes Liverpool – PSG.
Dembele i shënoi të dy golat në fitoren 2:0 të parisienëve.

“Ai ofroi një përfundim të shkëlqyer për golin e parë, pasi kishte rol vendimtar në organizim të aksionit. Më pas shtoi golin e dytë, ndërsa Parisi avancoi me stil”, është vlerësimi i ekspertëve të UEFA-s.
Parisi në gjysmëfinale të Championsit do të përballet me Bayernin apo Real Madridin.

Dembele i ka 24 gola tashmë në Champions. Tetë prej tyre i ka shënuar ndaj skuadrave angleze.

Lojtari më i mirë i ndeshjes Atletico - Barcelona, a befasoi UEFA?

13 min. më parë / 14 pri 2026 23:15
Atl - Barcelona

Dani Olmo i Barcelonës është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Atletico Madridin.
Barcelona fitoi 2:1, por Atletico avancoi me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

“Olmo ishte me ndikim te Barcelona. Ai asistoi një herë, bëri tri pasime vendimtare dhe kishte tri goditje. Pozicionimi i tij në fushë i shkaktoi Atleticos shumë probleme”, shkruan në arsyesimin e vendimit të ekspertëve të UEFA-s.

Dembele e dërgon Parisin në gjysmëfinale të Championsit

25 min. më parë / 14 pri 2026 23:02
Dembele

Photo: Associated Press

Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele ka shënuar dy gola për të hapur rrugën e Paris Saint-Germainit drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 2:0 ndaj Liverpoolit në “Parkun e Princave”, PSG-ja fitoi me rezultat të njëjtë edhe të martën në “Anfield”.

Për periudhë të gjatë, Liverpooli shfaqi më shumë në fushën e lojës. Por ishin parisienët që i shënuan golat dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 avancuan në gjysmëfinale.

Dembele në minutën e 72-të shënoi për 1:0. Ai goditi mjeshtërisht pas një pasimi të Khvicha Kvaratskhelia. Fare në fund, në minutën e 91-të, Dembele shënoi për 2:1. Bradley Barcola ishte asistues.

Fituesi në fuqi i Championsit, Parisi, po vazhdon shkëlqimin në skenën evropiane. Ndërkohë Liverpooli është eliminuar në garën e vetme ku e kërkonte shkëlqimin e këtij edicioni.

 

Atletico e eliminon Barçën në përballjen e zjarrtë

26 min. më parë / 14 pri 2026 23:02
Atletico Madrid

Photo: Associated Press

Barcelona fitoi të martën mbrëma në “Metropolitano”, por festa ishte për Atletico Madridin, Diego Simeonen dhe tifozët e zjarrtë vendas. 

Atletico Madridi avancoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Barça e fitoi 2:1 ndeshjen e kthimit, por fitorja 2:0 e Atleticos në “Camp Nou” doli të jetë vendimtare.
Ndeshja nisi si më mirë për skuadrën e Hansi Flick.

Që në minutën e katërt Lamine Yamal realizoi për 1:0. Ferran Torres shënoi tjetër gol për Barcelonën në minutën e 24-t.

Por Atletico reagoi në minutën e 31-të kur për 2:1 shënoi Ademola Lookman.

Ferran Torres shënoi tjetër gol në minutën e 55-të, por që u anulua për ofsajd pas rishikimit të VAR-it.
Gjërat u bënë më të vështira për Barcelonën në minutën e 80-të, kur direkt me të kuq u përjashtua Eric Garcia. Ai la fushën pasi si lojtar i fundit e ndali në mënyrë të palejuar Alexander Sorlothin.
Barça nuk ndali përpjekjet për të barazuar rezultatin e përgjithshëm, por pa sukses. Rastin më të mirë e lëshoi Ronald Araujo. Ai nuk gjuajti saktë me kokë në minutën e 97-të.

Dhe për herë të dytë këtë edicion u eliminua për një gol nga Atletico Madridi. Skuadra e Simeones e eliminoi Barçën edhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Përjashtohet Garcia, Barça me një lojtar më pak në fushë

44 min. më parë / 14 pri 2026 22:43
Atl-Barcelona

Një episod shumë interesant ndodhi në ndeshjen Atletico – Barcelona.

Në minutën e 78-të fillimisht u sinjalizua për ofsajd. Por pas rishikimit të VAR-it u dha faul për Atletico Madridin, për ndërhyrje të Eric Garcias ndaj Alexander Sorlothit.

Dhe Garcia u ndëshkua me të kuq për ndërhyrje si lojtar i fundit.

Dembele e afron Parisin me gjysëmfinale

50 min. më parë / 14 pri 2026 22:37
Ousmane Dembele

Photo: Associated Press

Ousmane Dembele ka shënuar gol në minutën e 73-të për epërsinë 1:0 të PSG-së ndaj Liverpoolit.

Me këtë gol parisienët me një këmbë janë në gjysmëfinale të Championsit.

Torres shënon, por goli anulohet për ofsajd

1 o. më parë / 14 pri 2026 22:20
Ferran Torres

Photo: Associated Press

Ferran Torres ka shënuar gol në minutën e 55-të për Barcelonën. Goli u pranua dhe për pak çaste rezultati ishte 3:1. Por më pas goli u anulua pas rishikimit të VAR-it, për pozitë jashtë loje.
 

Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes në “Anfield”

1 o. më parë / 14 pri 2026 21:53
Liverpool - PSG

Photo: Associated Press

Liverpooli e PSG-ja po përballen në “Anfield” në ndeshjen e dytë çerekfinale të Championsit.

Pjesa e parë ishte e fortë, por pa gola të shënuar. Përfundoi 0:0.

Ky rezultat i përshtatet Parisit, që fitoi 2:0 në “Parkun e Princave”.

 


Ekitike largohet me barelë, u lëndua pa pasur kontakt

Sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike duket se ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Ekitike u lëndua pas gjysmë ore lojë. Gjatë lëvizjes për të pranuar një top, Ekitike, u rrëzua në fushë pa pasur kontakt me lojtarët kundërshtar. Në vend të Ekitikes, në fushë u inkuadrua Mohamed Salah.

Ish-sulmuesi i PSG-së u duartrokit nga shikuesit në “Anfield”. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baras, 0:0.

Pjesëloja e parë e zjarrtë në “Metropolitano”, e dyta vendimtare

1 o. më parë / 14 pri 2026 21:51
Atletico Madrid - Barcelona

Photo: Associated Press

Me rezultatin 2:1 në të mirë të Barcelonës ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Atletico Madridin në “Metropolitano”.

Lamine Yamal në minutën e katërt dhe Ferran Torres në minutën e 24-t shënuan për Barçën. Por Atletico reagoi me golin e shënuar nga Ademola Lookman në minutën e 31-të.

Rezultati i përgjithshëm është 3:2 në të mirë të Atletico Madridit.

Atletico ngushton rezultatin

1 o. më parë / 14 pri 2026 21:31
Atletico Madrid

Photo: Associated Press

Atletico Madridi ka ngushtuar në 2:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Ademola Lookman shënoi në minutën e 31-të për 2:1.

Barça shënon sërish, barazohet sfida

2 o. më parë / 14 pri 2026 21:25
Barcelona- Atletico

Photo: Associated Press

Barcelona po udhëheqë 2:0 ndaj Atletico Madridit.

Ferran Torres shënoi në minutën e 24-t me asistim të Dani Olmos.

Rezultati i përgjithshëm tani është 2:2.

Shënon Yamal, hapet sfida

2 o. më parë / 14 pri 2026 21:05
Lamine yamal

Photo: Associated Press

Lamine Yamal ka shfrytëzuar gabimin e Atletico Madridit dhe ka shënuar për epërsinë 1:0 të Barçës.

Supertalenti shënoi  që në minutën e pestë të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë në shtëpi Barcelona e humbi 2:0. 

 

Atletico e Barcelona publikojnë formacionet

2 o. më parë / 14 pri 2026 20:29
Lamine Yamal

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona.

Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave luhet sonte nga ora 21:00.

Ndeshja luhet në stadiumin “Metropolitano” në Madrid. Ndeshjen e parë, Atletico e fitoi në “Camp Nou” 2:0.

Isak starton, Salah mbetet në stol

2 o. më parë / 14 pri 2026 20:28
Mohamed Salah

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. Alexander isak dhe Rio Ngumoha do të paraqitetn nga minuta e parë, ndërsa Mohamed Salah, është lënë në bankën e rezervistëve.

Liverpooli synon përmbysjen e rezultatit pas humbjes 2:0 në Paris javën e kaluar.
Formacionin e ka publikuar edhe Luis Enrique i PSG-së.

Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue janë treshja e sulmit të parisienëve.