Përditësim - Atletico Madrid e ka zyrtarizuar kalimin e Ademola Lookmanit nga Atalanta.
Mediume të ndryshme kanë bërë të ditur se transferimi i Lookmanit i ka kushtuar 40 milionë euro Atleticos.
Me Atleticon ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Atletico konfirmon marrëveshjen për Lookmanin
Atletico Madridi ka konfirmuar marrëveshjen me Atalantan për Ademola Lookmanin.
Por gjiganti spanjoll nuk ka bërë publike detajet e marrëveshjes.
Atletico ka shkruar se 28-vjeçari duhet së pari t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor para se të nënshkruajë kontratën.
“Atletico Madridi dhe Atalanta kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ademola Lookmanit, sulmuesit 28-vjeçar, i cili është tashmë në Madrid. Marrëveshja varet nga kalimi i kontrollimit mjekësor”, shkroi Atletico Madrid të hënën.
Për sulmuesin nigerian ishin të interesuar edhe Fenerbahçe dhe Bayer Leverkuseni.