Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Australia ofron azil për pesë anëtare të përfaqësueses së Iranit

Australia

Australia ka ofruar azil për pesë anëtare të përfaqësueses së Iranit në futboll, që udhëtuan për në këtë vend për një ngjarje ndërkombëtare kur lufta në Iran filloi.

Njoftimi erdhi pas kërkesave të vazhdueshme, duke përfshirë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të ndihmuar futbollistet që nuk kanë folur publikisht për dëshirën që të qëndrojnë në Australi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ka pasur spekulime pasi lojtaret nuk e kënduan himnin e Iranit pas ndeshjes së parë në Australi.

Një komentator në Iran, i afërt me pushtetin, kërkoi masa më të rrepta ndaj lojtareve për këtë. Më pas futbollistet e kënduan himnin.

Dhe policët në Autrali të martën kanë bartur pesë anëtaret e ekipit nga hoteli në Gold Coast në një vend të sigurt, pasi ato bënë kërkesë për azil. Por to janë siguruar viza humanitare, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke.

Ai ka publikuar fotografitë e pesë anëtareve të ekipit të Iranit. Ka thënë se ato ishin të lumtura që fotografitë do të publikoheshin.

Sipas Burke, lojtaret kanë dashur ta bëjnë të qartë që nuk ishin aktiviste politike.