Futboll

Ballkani e sulmon Shamrockun me tre sulmues

Ballkani

Ballkani i udhëhequr nga trajneri Orges Shehi do të luajë me tre sulmues përballë skuadrës më të suksesshme irlandeze, Shamrock Rovers. 

Sulmi i tri herë kampionit të Kosovës do të përbëhet nga Ëalid Hamidi, Sunday Adetunji dhe Almir Kryeziu. 

Adnan Goluboviç është në portë, ndërsa në mbrojtje janë kapiteni Arbër Potoku, Gentrit Halili, Ivica Batarelo dhe Geralb Smajli. 

Ardit Deliu, Giovanni dhe Albert Diene luajnë në mesfushë. 

Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:30, është e para e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Në rrethin e dytë kualifikues, Ballkani e eliminoi Florianan e Maltës.

Lexo përditësimet tjera
ballkani

LIVE: Ballkani – Shamrocku

Ballkani luan me Shamrockun e Irlandës në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të...